Shqipëria u përpoq të befasonte Italinë në fushën e saj, por pa ia arritur. Një nisje e vrullshme, por pa rezultatin e dëshiruar. “Gazzetta dello Sport” vlerësoi lojën e Shqipërisë me notën 5,5. Sportivja italiane cilësoi si më të mirin në fushë Odise Roshin duke i dhënë notën 6,5.

Mesfushori i Terek Groznit sëbashku me Sokol Cikalleshin gjatë pjesës së parë shqetësoi mbrojtjen kundërshtare. Sulmuesi i Kombëtares përmendet për rastin e sekondave të para që mund të kishte patur një rrjedhë ndryshe. Vlerësime edhe për debutuesin Thomas Strakosha, i cili ndali goditjet e Belotti dhe Candreva.

22-vjeçari mori notën 6,5. Gianni De Biasi sipas “Gazzetta dello Sport” meriton notën 6 për paraqitjen dinjitoze të ekipit të tij. Në këtë përballje përveç Strakoshës debutuan edhe Eros Grezda dhe Liridon Latifi.

Tv Klan