Elvis Roshi, ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës ka pranuar se ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit. Roshi është shprehur në sallën e gjyqit se e ka plotësuar gabim për shkak të neglizhencës dhe se duhet ishte konsultuar me një avokat.

Pas kësaj, ish-qytetari i parë i Kavajës ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Në formularin e Dekriminalizimit, Roshi kishte deklaruar se nuk kishte qenë ndonjëherë i dënuar apo dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Por pas verifikimeve të Prokurorisë, ai rezultoi të kishte qenë i arrestuar, ndaluar, por edhe i dëbuar nga vende si Zvicra, Italia dhe Gjermani.

Tv Klan