Shefi i Formula 1 përgëzon pilotin e Mercedes për 100 fitoret, beson se do arrijë edhe 20 triumfe

Shefi i Formula 1 Ross Brawn beson se Lewis Hamilton i ka të gjitha mundësitë që të fitojë 120 gara në Formula 1. Çmimi i Madh i Rusisë në Soçi ishte special për pilotin e Mercedesit, i cili arriti shifrën e 100 fitoreve.

Shtatë herë kampioni i botës përfitoi nga shiu në garën e së dielës për të triumfuar dhe për të krijuar një diferencë të vogël me rivalin e tij për titullin kampion, Max Verstappen.

Në Tetorin e kaluar, britaniku 36-vjeçar barazoi suksesin e ikonës së Formula 1 Michael Schumacher, me 91 gara të fituara.

Pas një viti, ai ka dalë 9 herë në vend të parë, krahasuar me gjermanin.

“100 gara të fituara është një sukses që asnjë nuk e mendonte se mund ta arrinte dikush. 91 triumfe të Michael ishin një sukses që askush nuk mendonte se mund ta përsëriste. Por ia doli Louis dhe unë mendoj që ai mund të fitojë edhe 20 gara të tjera, pasi e shoh mjaft të motivuar.”

Të dielën e ardhshme, Hamilton do të garojë në Çmimin e Madh të Turqisë, ndërsa diferenca me rivalin Verstappen është vetëm 2 pikë.

Klan News