Rotavirusi, vaksina e re për fëmijët

Rotavirusi, vaksina e re për fëmijët

16:20 07/10/2019

Manastirliu: E përfitojnë falas rreth 30 mijë fëmijë

Të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 gusht do të kryejnë edhe vaksinën e re e quajtur “Rotavirus”. Sipas ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga kjo vaksinë pritet të përfitojën rreth 30 mijë fëmijë në vit.

Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit, vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi i rrezikshëm i Rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit. Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind”, shprehet Manastriliu.

Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza tek të vegjëlit në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Rotavirusi është një sëmundje që  mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku.

Fëmijët e prekur nga rotavirusi mund të humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Me futjen e vaksinës së re, kalendari i vaksinimit tashmë ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT