“Grupmosha më e prekur 25-35 vjeç”

Muaji Shkurt u mbyll me një bilancë të rëndë të infektuarsh dhe viktimash. 

Në 28 ditë u regjistruan 416 viktima dhe mbi 30 mijë të infektuar. Por si pritet të jetë situata në muaj Mars për epidemiologët?

“Them se kemi kaluar valën e tretë. Megjithatë një shenjë e mirë është që ditët e fundit numri i rasteve ka filluar të ulet dhe unë pres që në muajin mars ky numër të vazhdojë të ulet. Në përgjithësi kur kemi pasur rastet e gripit, muaji shkurt ka qenë muaji që kemi pasur numrin më të lartë të rasteve dhe pastaj kurba ka ardhur duke u ulur gradualisht. Kështu presim edhe me covidin gradualisht. Temperaturat po rriten, njerëzit nuk do qëndrojnë më në ambiente të mbyllura dhe ulet mundësia e transmetimit”, tha epidemiologia Rovena Daja.

Virusi i covid-19 qarkullon në popullsi në të gjitha grupmoshat. Por muaji shkurt solli një rritje të madhe të të infektuarve te moshat e reja.

“Të rinjtë janë më pak të përgjegjshëm sepse mendojnë se do ta kalojnë lehtë, por ndërkohë kemi pasur fatalitete edhe në moshën 18 apo 25 vjeç. Të gjithë mund të preken, fataliteti ndodh në raste kur mund të kenë pasur probleme të tjera, lidhet edhe me gjenetikën. Kemi mjaft të shtruar në spital që janë në moshë të re”, tha epidemiologia.

Sipas situatës epidemiologjike në vend, mbi 71 % e vatrave në vendin rezultojnë se janë vatra familjare.

Klan News