Rovena Dilo flet për herë të parë për partnerët që ka pasur në jetë dhe ndarjet me ta

Rovena Dilo flet për herë të parë për partnerët që ka pasur në jetë dhe ndarjet me ta

20:15 08/11/2020

Rovena Dilo ka folur për jetën e saj private tek rubrika “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka treguar arsyen pse nuk ka patur një moment stabël në jetë dhe pse kanë ikur partnerët që ajo ka pasur.

Ardit Gjebrea: Ti më ke prezantuar me meshkujt e jetës tënde, nuk kam guxuar as privatisht të të pyes përse? Çfarë ka ndodhur, pse nuk ka patur një moment stabël, por kanë qenë, kanë ikur.

Rovena Dilo: Unë e shoh si stabilitet, pastaj varet nga këndvështrimi. Unë kam patur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara, por që kanë patur një fund, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë qenë serioze, kjo nuk do të thotë që nuk e kanë kryer ciklin, që nuk kanë qenë të plota, edhe pse nuk kanë vazhduar. Mendoj ndoshta nuk kanë vazhduar sepse nuk më është dashur mua të bëj kompromise deri në fund. Për shembull kur vjen një fëmijë, njeriu bën kompromise me parnterin.

Ardit Gjebrea: Për çfarë kompromisi e ke fjalën?

Rovena Dilo: Njeriu bën shumë kompromise në jetë, marrëdhënia ka toleranca, të lëshosh pe, të duash etj, por ka momente që lodhet marrëdhënia. Ka njerëz që e durojnë lodhjen, ka njerëz që nuk e durojnë. Kur ti nuk ke një fëmijë, nuk pyet pse ta duroj, pra nuk bën një kompromis që dy prindër mund të bëjnë për fëmijën e tyre.

Ardit Gjebrea: Dashuria jote e parë ka qenë shumë e fortë apo jo?

Rovena Dilo: Po ka qenë shumë e fortë dhe e gjatë gati 12 vite. Kjo dashuri më ktheu dhe nga Greqia. U ezaurua si lidhje, njerëzit nuk rriten njësoj. Ka njerëz që rriten, ka njerëz që nuk rriten.

Ardit Gjebrea: Si rritesh ti me ata me të cilët bashkëjeton? I ngjajnë njëri-tjetrit? Kërkon të njëjtin, atë që ke humbur?

Rovena Dilo: Unë mendoj që çdo vajzë thellë thellë kërkon babain, kërkon një model të ngjashme me atë që është rritur. Siç duket në thelb, unë thellë-thellë kam kërkuar babain dhe nuk e kam gjetur. /tvklan.al



Të ngjashme