Këngëtarja Rovena Dilo, ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, nga ku vihet përballë pyetjeve speciale e të vegjëlve të studios.

E pyetur nga Debora se kush është njeriu më i mirë që ajo ka takuar, këngëtarja nuk mohoi asnjë person që ajo është përballur gjatë jetës së saj, por vendin e veçantë e zënë prindërit.

I ati i Rovena Dilos ka ndërruar jetë, por gjithashtu dashuria për nënën e saj duket po aq e fortë, pasi këngëtarja deklaroi se i kushton asaj çdo ditë poezi. “Nuk e meriton më shumë se nëna”, tha Dilo, referuar kështu shprehjes së dashurisë për prindin.

Debora: Mami im thotë se në botë ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqinj. Por, kush është njeriu më i mirë që ke takuar?

Rovena Dilo: Në jetë kam takuar shumë njerëz të mirë, sepse njerëz të mirë ka shumë. Ka më shumë njerëz të mirë se njerëz të këqinj. Po siç thotë miku im avokat, e keqja thotë, merr përmasa dhe e mira rri e heshtur. Ndaj, e mira nuk duket. Kështu që, unë kam takuar shumë, e t’i përmend të gjithë do të na duhej shumë kohë, por njerëz shumë të mirë, të rëndësishëm, janë prindërit. Kur ata janë vërtetë të dashur, janë mbështetje, janë gjithçka. Edhe unë e kam një mamush, që po më shikon tani, që është një njeri shumë i mirë, përveçse që është mami im.

Alketa Vejsiu: I thuaj ndonjë fjalë më të bukur, se ajo tani… I zgjatet jeta, i jep bonus jete.

Rovena Dilo: Asaj i bëj çdo ditë poezi.

Alketa Vejsiu: Ja bën vërtet?

Rovena Dilo: Çfarë nuk i them.

Alketa Vejsiu: E kush e meriton më shumë se nëna në fakt?

Rovena Dilo: Nuk e meriton askush më shumë në fakt se nëna, më bëso. Domëthënë, Silvia ime është tani aty, duke më parë. Ajo e di që për mua është univers? Univers është i vogël… Është shumë pak.

Alketa Vejsiu: Ti babain e ke humbur…

Rovena Dilo: E kam humbur, por s’dua të flas tani se filloj e qaj.

/tvklan.al