Këngëtarja Rovena Dilo është duke i shijuar pafundësisht pushimet verore. Pasi ka “braktisur” jugun e Shqipërisë ajo ka kapërcyer kufijtë për në një tjetër destinacion. Aktualisht këngëtarja është duke pushuar në Nea Peramos, Kavala.

Ndryshe nga më parë ajo ka tërhequr vemendjen e fansave të cilëve i është shtuar kurioziteti nëse Rovena po noton nudo në ujrat e Greqisë.

Foton në të cilën ajo e ka krahasuar veten me një peshk e ka publikuar në llogarinë Instagram, ku ka shprehur miratimin e saj për detin dhe pushimet perfekte në Nea Peramos./tvklan.al