Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Sipas Klan News, Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi, prishje të provave.

Rovena Voda u arrestua pak ditë më parë pasi sipas SPAK, në kohën kur ka qenë zëvendës ministre e Brendshme ka marrë para dhe dhurata nga një person për të ndikuar që të fitonte një pozicion pune në administratë.

Sipas akuzës së SPAK, Voda kishte premtuar se do të ndërhynte për Florida Beun, por kjo e fundit edhe pse i dha 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë peshk nuk arriti të fitonte vendin e punës.

Bashkë me Vodën në masën e sigurisë arrest në shtëpi janë dhe Florida Beu dhe avokatja Majlinda Hasani./tvklan.al