Moderatorja e njohur Roza Lati ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për pushimet e saj në Dubai. Ajo është shprehur se ka kaluar shumë bukur, është argëtuar dhe i ka shijuar në maksimum. Në fund të intervistës ajo dhe moderatorja Rudina Magjistari kanë bërë një lojë me emoji, ku në ekran iu shfaqën disa personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar dhe Roza duhet t’i krahasonte me një nga emojit që ndodheshin mbi tavolinë.

Kur u shfaq këngëtari i njohur Stine, ajo kishte në dorë emojin e zemrës dhe emojin e jashtëqitjes. Moderatorja refuzoi të bënte një krahasim sepse nëse do zgjidhte emojin e zemrës, Roza thotë se audienca është shumë delikate dhe nuk preferon të japë impulse të gabuara, kështu që për këtë personazh nuk bëri asnjë zgjedhje.

Në ekran u zgjodh dhe Noizy ku e krahasoi reperin me emojin me nerva sepse në temperament dhe paraqitje duket nevrik.

Rudina Magjistari: Çfarë emoji do i vendosësh Noizyt?

Roza Lati: Noizyt i vë këtë emoji (emojin me nerva) sepse kështu ri Noizy, ai e ka zemrën shumë të mirë ai djalë, ai bën bamirësi, ai është shumë i disponueshëm për të bërë mirë dhe mbase prandaj dhe Zoti ia ka bërë kaq mbarë, nuk e di por është djalë shumë i mirë. Në temperament, në paraqitje, në impakt të parë është nevrik.

Rudina Magjistari: Pas Noyzit vazhdojmë me një tjetër personazh, shohim që është Megi Pojani.

Roza Lati: Megi Pojanit po i vë këtë emojim me të qeshur sepse është shumë “funny”.

Rudina Magjistari: Personazhi i nëntë është Stine.

Roza Lati: Po tjetri kush është?

Rudina Magjistari: Jo nuk e zbulojmë dot, është çështje fati pastaj se kështu është loja.

Roza Lati: Jo nuk kam qejf fare me thënë të drejtën, asnjë emoji dorëzohem. S’mund të vej as zemrën, por as këtë emojin tjetër.

Rudina Magjistari: Më vjen mirë që t’i nuk e bën këtë zgjedhje. Mund të kishe preferuar zemrën po dhe zemra është një gjë ekstreme kështu që s’është me vend. Gjithsesi në një mënyrë miqësore mund të kalonte dhe zemra.

Roza Lati: Sido që të jetë në mënyrë miqësore, unë kam shumë konsideratë për Nestin edhe Nesti gjithashtu është reciproke por audienca është shumë delikate në ca gjëra kështu që mos të japim impulset e gabuara./tvklan.al