Filmi “Barbie” pritet të jetë një ndër më të suksesshmit e kësaj vere dhe kurioziteti i njerëzve është rritur në mënyrë të konsiderueshme.
Për të zbuluar fare pak prej tij, “Architectural Digest” vizitoi shtëpinë e kukullës së famshme, e cila është ndërtuar në përmasa reale vetëm për filmin. Vetë protagonistja Margot Robbie prezantoi shtëpinë e ndritshme rozë, e cila quhet “shtëpia e ëndrrave”.
“Jo shumë praktike, por asgjë s’është e tillë për Barbie”, thotë ajo. Nga shtëpia mund të shihen Barbie-t e tjera të cilat sapo zgjohen në mëngjes përshëndesin me dorë njëra-tjetrën.
Regjisorja Greta Gerwig kujton edhe episode nga ndërtimi i shtëpisë. “S’mund t’ju them se sa takime kemi pasur për rozën. U ulëm me kaq shumë nuanca rozë. Dhe thoshim çfarë është roza dhe si ndërveprojnë nuancat e saj? Nuk doja të ishte klas… kur unë isha fëmijë më pëlqenin gjërat më rozë dhe më të ndritshme të mundshme”.
Qielli është gjithashtu artificial, një prej pikave më të rëndësishme të filmit. Siç është shpjeguar në artikujt e ndryshëm apo intervistat e aktorëve, bota e Barbie nuk lidhet aspak me realitetin dhe duhet të jetë e kuptueshme që çdo gjë është false.
Sapo zgjohet, Barbie zbret rrëshqitësja e dhomës së saj për të ngrënë mëngjes. Produktet e kuzhinës janë tërësisht të vizatuara, furça e saj e dhëmbëve apo krehri i flokëve janë të mëdha dhe ajo i përdor pikërisht sikur dikush tjetër po kryen veprimin për të.
Një nga sfidat më të mëdha gjatë realizimit të shtëpisë ka qenë garderoba e Barbie. “Po thoshim se garderoba e filmit ‘Clueless’ e ngriti lart stekën. Donim të bënim diçka po aq të paparë. Çdo ditë, veshja e Barbie është gati në garderobën e saj. Ajo hap dyert, gjithë çka duhet të bëjë është ta shohë, të rrotullohet dhe ndodhet në trupin e saj. Më pas ajo largohet dhe shfaqet veshja e ditës tjetër”, shprehet Robbie.
Ah, jua përmendëm që duket njësoj si kutitë e lodrave që shitet Barbie?
Në Barbie Land nuk ka elementë natyrorë, nuk ka zjarr apo ujë por ajo bën dush dhe banjë. “Kur zgjohet në mëngjes, flokët e saj janë të rregulluar në mënyrë të përsosur, pizhamat pa asnjë rrudhë dhe ajo është plot energji për të nisur ditën”, shpjegon aktorja.
Në vetëm 2 ditë, videoja ka marrë 4 milionë klikime. Twitter është mahnitur nga mbizotërimi i rozës, detajet e vogla dhe energjia e gëzueshme që përcjell filmi. “Barbie” debuton në kinema më 21 Korrik.
/tvklan.al