Alda Klosi u la këtë të martë në arrest me burg nga gjykata e Tiranës. Në një reagim për gazetarët, avokati i ish-zyrtares hodhi poshtë që klientja e tij të ketë bashkëpunuar me Rozeta Dobin.

Prokurori paraqiti si provë një deklarim të Rozeta Dobit, i dhënë gjatë ditëve të fundit, ditën kur u vendos edhe ndalimi. Është hera e 4 që ajo pyetet në prokurori dhe sa herë është pyetur ka dhënë një version të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar që e ka kryer këtë vepër, më pas ka pranuar që e ka ketë së bashku me djalin e saj dhe në deklarimin e 3 shkurtit ka pohuar ka pohuar që këto veprime i ka kryer në një marrëveshje të plotë me Alda Klosin. Natyrisht është një gënjeshtër është një deklarim absolutisht i pa vërtetë. Nëse do të ishte kështu, atëherë si është e mundur që pasaporta që sipas saj i është dhënë për ta mbajtur në ruajtur bashkë me paratë, është hapur dhe është hedhur në një kazan plehrash. Nëse do të ishte e vërtetë që mes Klosit dhe të arrestuarës do të kishte një marrëveshje, atëherë si është e mundur që në shtëpinë e kësaj shtetasje janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Të gjitha këto deklarime, pohojnë që kemi të bëjmë me një personazh që ka një qëllim të caktuar, që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë pozitën e saj sepse është zënë me presh në dorë, dhe të përpiqet të përfitojë sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj”.

Sa i përket 120 mijë eurove të vjedhura nga Dobi në shtëpinë e Klosit, avokati i qëndroi versionit se ato para i përkisnin xhaxhait të saj.

“Nga vëllai i saj, por edhe dhe Alda është paraqitur në kontratë një kontratë huadhënie, e nënshtruar midis tij dhe një shtetasi të identifikuar me emër dhe mbiemër, një person që kryen një aktivitet të ligjshëm në vendin tonë. Kanë nënshkruar një deklaratë, përmes së cilës janë dhënë një shumë prej 120 mijë eurosh për nevojat të kurimit të xhaxhait të saj në Amerikë. Këto para janë marrë që në datën 1 Nëntor. Xhaxhai i saj është diagnostikuar me tumor në mushkëri në fund të Tetorit. Menjëherë është parë mundësi për ta përcjellë, pasi është shtetas amerikan dhe shërbimet u mendua do ishin më komode të kryheshin në Amerikë. Për shkak të faktit që ai nuk është i siguruar atje, shpenzimet do të mbuloheshin nga familja e tij, u pa mundësia që këto para do të siguroheshin nga familja e tij. U gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe pasi ajo është larguar në datën 3 Dhjetor për në Amerikë, këto para janë i rikthyer përsëri Aldës dhe familjes së saj, pasi dhe vëllai jeton bashkë me të me synimin që këto para të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar”.

Avokati shtoi se Klosi nuk duhet t’i deklaronte këto para pasi sipas tij një deklarim të tillë, “e kishte detyrim ligjor ta bënte deri në Mars të vitit pasardhës”.

I pyetur se përse klientja e tij nuk kishte deklaruar para hetuesve, kur u pyet për fillimisht, se këto para i kishte marrë në bazë të një kontrate, avokati tha: “Ne pamë deklaratën e thënë nga ana e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Natyrisht është një deklaratë e përciptë. Është një deklaratë që kemi debatuar gjatë lidhur me pyetjen që i ka bërë oficeri i policisë gjyqësore. Në pyetjen e tij, është kërkuar çfarë të ka humbur. Dhe ajo ka thënë që më janë vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë që i ka pasur në kasafortë. Pra nuk është pyetur se cili është pyetur burimi i parave, kur ke mundur t’i sigurosh, për çfarë nevoje i ke siguruar. Pra nuk është pyetur Alda Klosi për këto detaje. Dhe për sa kohë nuk është pyetur nuk ka pasur sesi të japë sqarime. Këto sqarime i ka dhënë më pas vëllai i saj kur është pyetur, pikërisht për këtë fakt”.

Avokati po ashtu hodhi poshtë pretendimet e Dobit se të gjitha paratë e gjetura në banesën e saj, rreth 500 mijë euro, të jenë të Klosit. “Mos u çudisni që nëse ajo nuk merr atë që pretendon nga ky hetim, të dalë me një deklaratë tjetër”, tha mes të tjerash ai./tvklan.al