Rrahën dhe kërcënuan të riun, në pranga 2 persona

Rrahën dhe kërcënuan të riun, në pranga 2 persona

10:55 08/11/2020

Dy të rinj nga Elbasani janë vënë në pranga pasi rrahën dhe kërcënuan me thikë një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Parkun Rinia. Mësohet se dy agresorët i morën të riut një shumë parash me dhunë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi G. Gj., 41 vjeç, i cili ishte bashkë me dy shtetasit e arrestuar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.





Të ngjashme