Në 21 Shtator në emisionin “Stop” është transmetuar historia e një zonje, e cila dhunohej nga bashkëshorti. Dhuna ka qenë sistematike, pasi për 1 vit e gjysmë ai e ka dhunuar pa asnjë shkak.

Gruaja e dhunuar ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli, por pas dhunës sistematike ajo ka vendosur që të ndahet dhe ta denoncojë.

Për emisionin “Stop” ajo ka treguar: “Ka ushtruar dhunë sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh.

Kur djali më pa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”.

Në 30 Shtator është zhvilluar seanca gjyqësore për këtë çështje dhe prokurori Kasem Berberi kërkoi edhe 3 muaj kohë për hetim, pas 6 muajsh, që kishte në dispozicion për këtë dhe pamjeve e provave, që u transmetuan në “Stop”./tvklan.al

 

“Ti në dhé, unë në burg”, gruaja e dhunuar rrëfen kërcënimet nga ish-partnerit pas denoncimit

Rrëfimi mes lotësh i gruas së dhunuar: Nuk dua që të përfundoj me disa plumba në trup në kanal, kam 2 fëmijë

“Të duket vetja superiore”, dhuna barbare e partnerit bën gruan për spital