Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës. Në pranga ka përfunduar, Besnik Shark, banues në fshatin Hysgjokaj.

Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa ka rrahur barbarisht xhaxhain e tij, 72-vjeçarin B.Sharka.

Besniku e ka goditur xhaxhain e tij të moshuar me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kurrizit. I moshuari është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë. /tvklan.al