Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër. Astrit Liçaj, banues në fshatin Greshicë, ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve.

Ai është arrestuar ndërsa ishte duke dhunuar babain e tij, 72-vjeçarin S.Liçaj dhe nënën, 64-vjeçaren I.Liçaj. Ndaj dy të moshuarve është dhënë urdhër mbrojtje. Mbi 41-vjeçarin rëndon akuza e dhunës në familje.

/tvklan.al