Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe disa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Japoni.

Në Hiroshima në perëndim të vendit, ku janë regjistruar shumica e viktimave, prej 2 ditësh vijojnë shirat e rrëmbyeshëm që kanë kthyer rrugët në lumenj. Disa qindra shtëpi janë shkatërruar nga erozioni duke zënë poshtë njerëzit.

Autoritetet urdhëruan mbi 1.5 milionë njerëz të braktisin banesat, ndërsa 3 milionë të tjerë janë këshilluar të qëndrojnë në emergjencë.

Situata po shkon drejt përkeqësimit për fat të keq. Agjencia japoneze e meteorologjisë njofoti se shirat do të shtohen në ditët e ardhshme.

Tv Klan