Sinoptikanët: Nga e marta priten rritje të temperaturave

Tetori nis me shi. Sipas sinoptikanëve, Shqipëria do vijojë të jetë nën ndikimin e rrebesheve të shiut, kryesisht në Ultësirën Perëndimore.

“Pasditen deri në mesditën e së dielës do te kemi reshje shiu më shumë në formë rrebeshi në zonat nga lumi Mat deri në Osum”.

Moti bën kthesë më të dukshme pas të martës ku temperaturat prite të rriten mbi 26 gradë.

“Do të kemi rritje graduale të tyre”

Java e parë e Tetorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, pasi temperaturat janë 3 gradë mbi normalen.

Vetëm para një jave reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në veri të vendit. Në bashkinë e Tropojës reshjet shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturën rrugore dhe në toka bujqësore. Probleme pati edhe në Shkodër, Elbasan, Lushnje dhe Vlorë.

Tv Klan