Producenti i njohur Drilon Hoxha do të vijë së shpejti me një film të ri. Pas suksesit që pati me dy filmat, “Drejt fundit” dhe “Dashuria s’mjafton”, Hoxha është duke xhiruar filmin e ri që do të titullohet “Shkëmbimi”.

Ai do të jetë në rolin e protagonistit sëbashku me aktoren Anais Lika. Të dy ishin të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku treguan se një pjesë e mirë e xhirimeve është realizuar në SHBA dhe Gjermani.

Por dyshen e njohur jemi mësuar ta shohim shpesh edhe me postime në rrjetet sociale, madje deri aty saqë mediat shpesh aludojnë se ata janë në një lidhje dashurore.

Megjithatë Anais Lika tregoi se ata janë thjesht shokë. Ata rrëfyen se kur ishin njohur në fillim e urrenin njëri-tjetrin, por në fund dolën miq shumë të mirë.

“Unë jam bërë si shok i grupit nuk më shohin si femër. Ne urreheshim në fillim. Ne jemi njohur në një produksion televiziv dhe kur ka ardhur Driloni në fillim atje thoja “Boh këtë nuk e duroj dot” dhe gjthmonë mbanim ato distancat. Edhe ky nga unë. Kushedi si i dukesha unë si e llastuar. Në fund të produksionit ne filluam të ishim shumë miq me njëri-tjetrin edhe kalojmë goxha kohë me njëri-tjetrin edhe kur nuk kemi xhirime. Tani jam shoku i ngushtë i Drilonit”, tha ajo.

Filmi “Shkëmbimi” trajton jetët paradoksale të dy vëllezërve binjakë, që luhet nga Sejfulla Myftari (Cekja) njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë historitë e të cilëve bashkohen dhe ndahen në momentin e trashëgimit të pronave, një problem ky i shoqërisë  shqiptare dhe pasojat e të cilës i vuajnë dhe pasardhësit. 

Dhe pikërisht pjesa aksion e filmit fillon kur rrëmbehet vajza e njërit prej vëllëzerve, gjë e cila do vërë në provë dashurinë e të dashurit të saj. Dashuria për vajzën bën që të sakrifikojë këdo. I verbuar nga dashuria merr përsipër çdo lloj rreziku për ta pasur vajzën sërish pranë. Filmi është komedi-aksion, dhe do zgjasë rreth 120 minuta./tvklan.al