Qemal Sela që vrau me automatik prindërit në Peshkopi ka dhënë dëshminë e tij në polici. Hetuesit thonë se ai ka qenë kontradiktor ndërsa ka paraqitur një gjendje të rënduar psikologjike. Gjatë dëshmisë ai ka pohuar se e ka kryer vrasjen e dyfishtë, por nuk pranon që viktimat janë prindërit e tij.

Burime nga grupi hetimor thanë se natën që ishte kthyer nga Anglia, 26-vjeçari kishte pasur një debat me prindërit pasi nuk kishte sjellë para nga emigrimi. Në grindje e sipër, i riu ka kërkuar pronësinë e hotelit dhe shtëpinë e kishte blerë para një viti në lagjen ‘Llixha’ të qytetit të Peshkopisë. Ky dyshohet të ketë qenë konflikti shkaktoi krimin.

Dyshohet se ai është edhe përdorues i lëndëve narkotike, por për këtë pritet përgjigjia e analizave. 26-vjeçari ka marrë trajtim mjekësor në një spital të Londrës pasi kishte shfaqur shenja depresioni. I riu ekzekutoi me armë babain dhe nënën e tij në një nga dhomat e hotelit që përdorej si banesë. Pasi doli prej aty u arrestua nga policia.

Tv Klan