Rrëfehet Fadil Kasemi për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi

Rrëfehet Fadil Kasemi për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi

15:40 01/11/2018

Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, ka treguar përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda se si është njohur me ish-bashkëshorten e tij. Prezent në sallën e gjyqit ishin edhe dy ekspertë mjeko-ligjorë që pasi të dëgjojnë dëshminë, do të përcaktojnë nëse Kasemi ka probleme të shëndetetit mendor ose jo.

Ka qenë avokati mbrojtës që pretendon se klienti i tij ka shfaqur probleme dhe për këtë ka kërkuar që gjendja e tij mendore të vlerësohet nga ekspertët.

Përballë togave të zeza, 53-vjeçari ka treguar se është njohur me të ndjerën në fund të vitit 2000, në kohën kur ishte kthyer nga emigrimi. Kasemi ka rrëfyer se ka investuar për shkollimin dhe punësimin e ish-bashkëshortes, ndërsa për 15 vite ka paguar edhe qeranë e banesës së prindërve të saj. Ndërsa problemet e para në çift kanë nisur në 13 Shkurt të 2015.

53-vjeçari tregoi se kishte ftuar bashkëshorten e tij të festonin Shën Valentinin, por Hafizi e kishte refuzuar me argumentin se do të festonte me një shoqen e saj. Pas kësaj gjykata ka vendosur të zhvillojë seancën me dyer të mbyllura, pasi i pandehuri ka kërkuar të tregojë 4 momente të jetës së tyre në çift, të cilat Kasemi i ka cilësuar si intime.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë më 31 Gusht të vitit të kaluar, në zonën e “Xhamllikut”. Gjyqtarja Hafizi, pasi doli nga një parukeri, po hipte në makinë e saj. Në këtë kohë, Kasemi i është afruar duke e qëlluar me një pistoletë në kokë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT