Sot, në “Kurthin e Piter Pan” e ftuara Marsela Çibukaj vendoset përballë situatave gazmore me fëmijët. Spiro, piterpanisti i vogël pasi mori vesh që Marsela i ka shumë qejf ëmbëlsirat, i solli një pjatë me bakllava në skenë.

Spiro: Të pëlqen bakllavaja?

Marsela: Mua s’më pëlqen bakllavaja, por më pëlqenin arrat. Shkoja fshehurazi mamit dhe vidhja arrat. I haja të gjitha se ishin të ëmbla dhe të pjekura. Kur vinin njerëzit mami i lavdëronte bakllavanë se e kishte bërë me shumë arra. Kur e provonin njerëzit thoshin sikur s’ka kaq shumë arra. Mami me bërtiste, Marçelaaaa mojjj!!”/tvklan.al