Lionel Messi vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të kontratës në skadencë me Barcelonën. Sulmuesi argjentinas nuk ka preferuar të zbulojë të tjerë detaje, teksa në një intervistë për “Ole”, 33-vjeçari ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe se për futbollin është prishur me shumë miq.

“Nuk e mbaj mend saktësisht topin e parë, por unë e di që që në moshë të vogël kam ecur me top dhe kur isha katër vjeç fillova të luaja për ekipin e lagjes sime. Bëra gjithçka që të mund të luaja. Doja të luaja kudo, në lagje, kudo që kishte lojë. Humba shumë miq pasi mbërrita në Barcelonë”, shprehet Messi.

Argjentinasi pranoi se me familjen kalon shumë kohë dhe gjatë pushimeve ai gjendet në gjirin e saj.

“Si familje ne dalim shumë pak. Ne kemi tre fëmijë dhe preferojmë t’i përshtatem rutinës së tyre”, tha futbollisti.

Messi pranoi se ndjek me vëmendje kampionatet e tjera përveç La Ligës spanjolle, por nuk zbuloi se cila skuadër i pëlqen.

“I shikoj shumë ligat e ndryshme. Më pëlqen t’i ndjek kundërshtarët tanë dhe i analizoj me detaje. E shikoj shumë sportin. Më pëlqen të studioj rivalët”, u shpreh ai.

Në fund, Messi komentoi edhe garën e radhës për të, me Argjentinën e tij në Kupën e Amerikës, ku pranoi se mezi pret për të luajtur dhe për fituar titullin.

Klan News