Vrasja e Stefan Bledar Mones, në vitin 1999 në Londër, mbetet në fokusin e mediave britanike. Për këtë krim akuzohet  shoku me të cilin ndante apartamentin, Mane Driza. I  pagëzuar nga mediat në vendin ishullor me nofkën “Toni Montana”, Driza tha para gjykatësve se e kishte vrarë shokun e tij për vetëmbrojtje.

Shqiptari  përshkroi momentin e sulmit nga shoku i tij, i cili sipas 41-vjeçarit, ishte paguar nga të tjerë për ta eliminuar.

“Ai m’u afrua me një thikë dhe më goditi me një shkop bejzbolli. Më pas humba kontrollin dhe nuk mbaj mend asgjë”

-deklaroi Driza. Por Prokuroria thotë se sherri mes tyre ndodhi për një unazë, të cilin autori akuzonte shokun se ia kishte vjedhur.

Procesi gjyqësor zbuloi se  Stefan Bledar Mone, në fakt ishte viktima e 5 Mane Drizës apo Tony Montanes. Në dhjetor të vitit 1999, pak muaj pasi kishte vrarë shokun e tij në Londër, Driza eleminoi edhe dy shqiptarë të tjerë  në Siçili, Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, për motive  të panjohura.

I forti i Fierit shkoi në Britaninë e Madhe në vitin 1999 si një emigrant kosovar. E vërteta ishte se ai bashkë me të atin Nuredin Drizën, kishin vrarë më 11 Prill të vitit 1997, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, babë e bir, në fshatin Bishan të Fierit. Për këtë krim, Driza u dënua në vitin 2001 nga drejtësia shqiptare për vrasje me paramendim.

Tv Klan