Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu

”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin Klan vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.

vvvv

Në foto vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka

Ai ka treguar se konflikti me Alban. H, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

albani luani vrasja thike

Në foto autori i dyshuar dhe viktima

Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit

”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit, Shkëlqim Koprencka

 

për Televizionin Klan.

/tvklan.al 

Në foto, banesa ku jetonte Luan Koprencka

banesa