Odise Verbofsha

Odise Verbofsha, autori i vrasjes dhe djegies së Shaban Babasit dhe Albert Kasallës mbrëmjen e së enjtes në Shkozet të Durrësit ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë, viktima të të cilit mbetën dy të rinjtë nga Fushë Kruja.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor  në policinë e Durrësit Verbofshi ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar se gjithcka e ka bërë për vetembrojtje dhe i vetëm. Tha se gjithçka kishte nisur mesditën e së enjtes, pasi Shaban Babasi dhe Albert Kasalla nuk kishin rënë dakord me çmimin prej 300 eruosh që ai u kishte ofruar për kanabisin.  Sipas tij, dy të rinjtë nga Fushë Kruja kërkonin që ta blenin kanabisin me 270 euro për kilogram. Pasi kishin debatuar për çmimin, Verbofshi rrëfeu se ishte rrahur nga Babasi dhe Kasalla, të cilët sipas tij ishin të armatosur.

Verbofsha i tha trupit hetimor se nuk kishte ndërmend t’i digjte viktimat, por u detyrua nga rrethanat.

Pistoletat e gjetura në banesën e tij në Shkozet janë të dy viktimave. Mëngjesin e sotëm policia e çoi autorin në vendin ku dogji viktimat, duke I kërkuar të tregojë se ku e hodhi armën e krimit.  Por kërkimet ishin pa rezultat, pasi autori nuk e mbante mend vendin per shkak te erresires. Verbofsha u kap një ditë më parë në një banesë të braktisur në fshatin Poloskë të Korçës, teksa po tentonte kalimin drejt Greqisë