Rrëfimi dramatik i 17-vjeçares nga Kruja e shfrytëzuar nga 4 të rinj



Rrëfimi dramatik i 17-vjeçares nga Kruja e shfrytëzuar nga 4 të rinj

17:55 13/07/2020

“Më drogonin dhe me përdhunonin”

Historia nisi kur ajo ishte 15 vjeç, atëherë kur u njoh me një djalë nga një fshat i Krujës. Një histori e ngjashme me qindra të tjera që kanë dërguar vajzat në trotuaret e Europës.

“E kanë marrë me periudha, e kanë marrë 10, 15 ditë dhe e kanë çuar në shtëpi. Kanë dashur ta trafikojnë”, tregoi babai.

Në dëshminë e dhënë për televizionin Klan Plus, adoleshentja tregon me detaje çfarë ka ndodhur me të.

“Njëri nga personat kisha shumë kohë që e njihja se më ngacmonte në rrugë. Faktikisht ai ishte shefi i gjithçkaje, drejtonte gjithçka”.

Kërcënimet e vazhdueshme e mbanin vajzën të nënshtruar dhe të gatshme t’u përgjigjej tutorëve.

“Nuk kam bërë asnjë denoncim pasi më kërcënonin”.

Pas nisjes se hetimeve, vajza është dërguar në një qendër mbrojtjeje dhe rehabilitimi në Vlorë, derisa u rimor nga i ati.

“Kam qenë më parë në një qendër rehabilitimi”.

Më tej, ai shton se kërcënimet kanë vazhduar edhe kur vajza u rikthye.

“Na kanë shqetësuar me mesazhe, rrugëve, domethënë që nuk del vetëm goca”.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është se këtë familje e gjetëm para komisariatit të Fushë-Krujës, të pashoqëruar nga ndonjë oficer. Edhe për këtë ka një shpjegim e më pas një apel.

Kjo 17-vjeçare, që jeton edhe në një zonë periferike, duhet të përballet me paragjykimet, duke i rënduar kështu gjendjen psikologjike.

“Nuk flemë dot as gjumë”, thotë babai.

Gazetare: Aida Topalli

Klan Plus




Të ngjashme