Zbardhet dëshmia në polici e të dashurës së Tauland Mazes

Emisioni “Uniko” në Klan Plus ka zbardhur dëshminë në Policinë e Tiranës të Namik Mazes, babait të Taulandit, dhe të të dashurës së këtij të fundit.

Më datën 18 Janar 2015, Entoni ka dalë nga banesa dhe ka vajtur të takojë motrën e tij, shtetasen M.N., që banon në afërsi të “Kopshtit Zoologjik”. Më datën 19 Janar 2015 rreth orës 10:30, aty ka vajtur dhe Namiku së bashku me bashkëshorten  dhe kanë takuar djalin e tyre Entonin, ku kanë qëndruar me të në një kafe deri në orën 13:30.

Babai rrëfen se i biri ishte i trembur, i frikësuar, fliste pak dhe u kishte rrëfyer prindërve vetëm se ishte  kërcënuar nga një shoku i tij me inicialet B.SH.

Gjatë kohës që kam qenë në kafe, djalin e kam parë të trembur dhe e kam pyetur se çfarë problem kishte. Ai pas shumë insistimesh, më është përgjigjur se kishte patur një kërcënim nga B. dhe se nuk ndihej rehat. Unë e kam pyetur disa herë djalin se cila ishte arsyeja që e kishte kërcënuar B., nuk kam marrë asnjë përgjigje pasi im bir është tip i mbyllur dhe nuk kam arritur të mësoj arsyen se përse ishte kërcënuar nga shoku i tij B. Pas kësaj bisede, së bashku me bashkëshorten jemi larguar për në banesë”, thuhet në dëshminë e babait të Tauland Mazes.

Kurse e dashura e tij, shtetasja me inicialet D.T., ka deklaruar se është takuar me Entonin vetëm në datën 17 Janar 2015, e njëjta datë që Entoni ka takuar dhe prindërit e tij.

“Jam takuar me Entonin më datën 17 Janar dhe kam qëndruar me të deri më datën 19 Janar në një hotel. Nga ai kam mësuar se kishte ardhur nga Holanda më datën 17 Janar dhe gjithë kohës ishte shumë i shqetësuar. E kam pyetur disa herë se çfarë kishte ndodhur, por më është përgjigjur vazhdimisht ‘më lër rehat se nuk janë punë për ty”.

E dashura e Taulandit deklaron gjithashtu se ka folur me të më datë 19 Janar në orën 14:00, ku i ka bërë me dije se do të dilte me disa shokë dhe që prej atij moment nuk kishte arritur të komunikonte më me të. /klanplus