Prej vitesh në fushën e blertë, duke shkëlqyer në performancat e tij me ekipe të ndryshme, Ditmar Bicaj ka tashmë një karrierë të suksesshme futbollistike. Ndërsa  ndalet në momentet kyçe të saj në programin “Rudina” në Tv Klan, futbollisti i Flamurtarit ndan edhe momentet e vështira e të lumtura të saj që shenjojnë edhe triumfe.

Ditmar Bicaj: Momenti  i parë ka qenë kur më është ofruar një kontratë në Bullgari në moshën 19-vjeçare.  Ka qenë një bast mevete sepse  po flasim për vitin  2008  në atë kohë dhe liberalizimi i vizave nuk ishte, ishte shumë e vështirë të arrije të merrje një vizë, të shkoje në Bullgari. Kam ndenjur një muaj në provë  pak a shumë, më është ofruar një provë dhe në fund fare kam fituar kontratën në një ekip të Superligës bullgare çka ishte do të thoja, një ndër gëzimet më të mëdha të karrierës time dhe ky ka qenë një moment shumë i vështirë sepse një muaj kam qenë nën një stres shumë të madh: stërvitje, shikime nga stafi, trajneri, tifozët, ankthi, si u paraqite, si nuk u paraqite.

Kurse momenti i dytë ka qenë para 3 vitesh kur theva kaviljen. Stopova 6 muaj dhe pak  a shumë  të gjithë thonin më mirë lëre fare futbollin se ç’e do e kështu, por që gjeta forcë, u riktheva dhe njëherë dhe e kalova./tvklan.al