Berat Gjimshiti ka rrëfyer jetën e tij në Bergamo; ndjesitë e të qenit pjesë e Atalantës, përditshmërinë, arritjen më të madhe të tij, si edhe të ardhmen.

Në rrugët gjarpëruese të “Qytetit të Lartë” të Bergamos dhe me energjinë e heshtur të fabrikave të saj, gjithçka lëviz në një ritëm të vazhdueshë; puna, vendosmëria dhe ajo lloj pëprjekjeje që duhet për të ndërtuar të ardhmen.

Pikërisht këtu shpaloset historia e Berat Gjimshitit, shtyllë e pazëvendësueshme e Atalantës dhe një simbol i një qyteti që preferon substancën mbi shfaqjen, por që gjithmonë lë gjurmë.

Futbollisti kuqezi e pranon se ndien veten pak bergamask.

Ai mendon se ka ngjashmëri mes italianëve të jugut dhe shqiptarëve.

Për kapitenin kuqezi, arritja më e madhe është fitimi i Ligës së Europës.

Gjimshiti shprehet se do të vazhdojë që të japë më të mirën për fanellën e Atalantës, e uron që tifozët gjithnjë kur ta kujtojnë, të mendojnë pozitivisht për të.

Klan News