Aktorja dhe njëherazi modelja e famshme Emily Ratajkowski ka habitur ndjekësit e saj me një deklaratë që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram. 

Ratajkowsi i është referuar vitit 2019 që për të ka qenë një ndër vitet më të vështira. Ajo ka treguar se është përballur me depresionin.

“Kjo fotografi është bërë në fund të vitit të kaluar, 2019. Ishte një nga vitet më të vështira të jetës sime. Nëna ime ishte vërtet e sëmurë. Unë po luftoja një depresion serioz dhe gjithçka dukej shumë e pasigurt. 2020 erdhi më ndryshe, tani jam e lumtur pasi kam mësuar se si të kujdesem për veten”, ka shkruar ajo.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, nëna e saj, Kathleen Balgley, ishte sëmurë rëndë, por që modelja zgjodhi ta ruante sëmundjen e saj në privatësi. 

Ndërkaq, Emily është rikthyer në një nga figurat më të pëlqyera, duke numëruar kështu mbi 25 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Klan Plus