Me “Fillimet”, Preç Zogaj mbyll kolanën e 10 librave mbi kronikën politike të dy dekadave të fundit.

Në librin e tij, publicisti, poeti, politikani, protagonist i ngjarjeve të ndryshimit të sistemit, rrëfen nga këndvështrimi i tij, ndodhitë e lëvizjes studentore të dhjetorit, formësimin e Partisë Demokratike, zgjedhjen e Sali Berishës në krye të saj dhe cilët ishin aktorët e asaj periudhe.

Zogaj nuk merr përsipër t’u japë përgjigje gjithë skenareve të thurur mbi periudhën 1990-92. Ai sjell dëshminë e tij si një aktor kryesor i asaj kohe.