Sali Berisha, ish-President dhe ish-kryeministër i vendit, ka bërë një rrëfim të rrallë rreth vetes së tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ish-kreu i PD-së tregoi se si u anëtarësua në Partinë e Punës. Berisha ka treguar të gjitha rrethanat që e çuan drejt një zgjedhje të tillë dhe tha se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin e tij.

Blendi Fevziu: Si u anëtarësuat në Partinë e Punës dhe përse e bëtë këtë zgjedhje?

Sali Berisha: Rrethanat ishin të tilla. U pushtua Çekosllovakia në vitin 1968 dhe e përjetova me një dhimbje shumë të madhe pushtimin e Çekosllovakisë. Sepse kishim shumë shpresa tek Pranvera e Pragës. Krijonte një shpresë për vendet ish-komuniste.

Blendi Fevziu: Mendonit për një periudhë liberale që atëherë?

Sali Berisha: Padiskutim. Mirëpo pushtimi i Çekisë solli në plan të mundshëm pushtimin e Shqipërisë. Fliteshin këto gjëra. Së pari, Nikita Hrushovi bëri gabimin që u largua nga baza e Pashalimanit. Së dyti, reagimi i NATO-s ishte inekzsistent. Çka do të thoshte se me këto vende Bashkimi Sovjetik mund të bënte ç’të donte. E treta, në atë kohë na mblidhnin në zbor dhe shihja ushtarakë të shkolluar në Moskë që na tregonin kapacitetet e Bashkimit Sovjetik dhe unë i konsideroja ata të shitur. Në këto kushte isha i bindur të bëja çdo gjë për të mbrojtur vendin, tim. Kjo ishte arstyeja, asnjë arsye tjetër mbi to. Nuk kam patur problem as për të përmirësuar biografinë, as për karrierën, asgjë.

Blendi Fevziu: Keni besuar tek komunizmi?

Sali Berisha: Fillimisht mund të kem besuar diçka, jo plotësisht, sepse kisha në familje njerëz që më sqaronin, njerëz që kishin qenë anëtarë partie dhe ishin larguar me vullnetin e tyre./tvklan.al