Ylli i muzikës pop Britney Spears për të parën herë ka deklaruar se gjatë jetës ka patur pasiguri por edhe mjaft komplekse për mënyrën sesi ajo dukej.

Spears ka ndarë për të gjithë ndjekësit të gjitha momentet sesi ka qenë pamja e saj dikur. Gjithçka nisi nga baluket e saj, e cila shpjegoi se nuk donte të ekspozonte ballin se nuk i dukej i bukur. Madje ajo ka vazhduar duke thënë që ndihej e shëmtuar.

“Nuk kisha më baluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot…Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjenci modelesh, por s’ndihesha fare e lezetshme”, është shprehur këngëtarja.

Ndjekësit janë habitur nga ky rrëfim i këngëtares, të cilën e kanë mbështetur duke i kujtuar që “Ti je Britney Spears”. Kujtojmë se Spears sot është një ikonë e muzikës pop pasi është vlerësuar me çmime të ndryshme nga industria e muzikës, këngët e së cilës edhe sot dëgjohen me shumë nostalgji.

Klan Plus