“Ishte si një skenë horror. Theva dritaren e autobusit”

Ky është Lulzim Sulejmani njëri prej 7 të mbijetuarve të aksidentit tragjik që u mori jetën 46 pasagjerëve që ktheheshin nga Stambolli për në Maqedoninë e Veriut. Në një rrëfim për Tv Klan nga spitali i Sofjes ai tregon momentin kur ndodhi aksidenti.

“Ka plas rrota e autobusit edhe filloi zjarri. Edhe një tym shumë, shumë i keq”.

Ai rrëfen se si ka shpëtuar duke thyer njërën nga dritaret e autobusit.

Si në filma. Arrita të shpëtoj, mora çekiçin në autobus, theva dritaren dhe dol jashtë. Unë e fejuara ime dhe 6 persona të tjerë”.

Në ankth janë edhe familjarët e të mbijetuarve të tjerë që presin lajme te dyert e spitalit të Sofjes.

Tv Klan