Të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan këtë të shtunë ishin të ftuara 8 zonja, të cilat prej kohësh kanë një miqësi të fortë me njëra-tjetrën. Ato janë pjesë e Shoqatës së Pensionistëve dhe treguan historinë e tyre.

Një prej të ftuarave Aishe Basha u shpreh se shoqata i ka ndryshuar jetën pasi i kishin ndodhur dy fatkeqësi njëra pas tjetrës dhe kishte humbur djalin. “Jeta ime është më e mirë tani, pasi unë kam qenë shumë e mbyllur. Më kanë ndodhur dy fatkeqësi njësa pas tjetrës, tani jam shumë e lumtur”, tha ajo.

E moshuara ka dhënë dhe një këshillë për të gjitha bashkëmoshataret e saj qëtë vazhdojnë jetë pavarësisht fatkeqësive që u ndodhin në jetë.

Unë gjithmonë i këshilloj dhe u them që jeta vazhdon nuk ke çfarë bën, kjo është një fatkeqësi që ndodh”, shtoi Basha./tvklan.al