Gjatë emisionit “Rudina”, në moderimin e Rudina Magjistarit është prezantuar historia e një vajze të përdhunuar në 5 Maj të këtij viti, e cila ka qenë kryefjalë e mediave shqiptare por edhe atyre italiane.

Ajo ka marrë kurajën ta prezantojë historinë e saj të dhimbshme, të tregojë orët e tmerrit që ka kaluar, për t’i dhënë forcë të gjitha grave dhe vajzave që përdhunohen çdo ditë. Një histori që preku zemrat e shumë njerëzve, por u pasua me një forcë të madhe guximi.

Bëhet fjalë për Besjana Kosturin, e cila u rrëmbye nga një rumun gati 200 metra afër shtëpisë së saj. Ajo rrëmbehet, drogohet dhe përdhunohet.

besjana kosturi 2

27-vjeçarja vendosi të bëhet zëri i shumë grave dhe vajzave, të cilat janë viktima te dhunës të abuzimit që zgjedhin të heshtin, pasi nuk gjejnë mbështetje ose mund t’i mungojë edhe kurajoja.

Besjana bashkë me babain e saj, Vladimir Kosturi, kanë ardhur për të rrëfyer këtë histori të trisht.  E pyetur nga Rudina sesi ndodhi kjo histori dhe si ishte gjendja e saj, Besjana nuk nguron të kthehet në retrospektivë për të kujtuar ato orë tmerri.

Dikush po më priste në një cep të errët teksa po ikja në shtëpinë time. Në fillim ndalova se nuk po kuptoja kush ishte ky person. Më pas ai ka vrapuar drejt meje, unë fillova të vrapoja, por më kot sepse vraponte më shpejt sesa unë

.”

Në momentin e rrëmbimit ishte vetëm ky person apo u bënë dy?

Vetëm njëri pastaj tjetri po priste brenda kampit, pasi pranë shtëpisë sime ishte një kamp. Më ka mbyllur gojën, që të mos dëgjohesha, më ka tërhequr nga flokët dhe më ka çuar brenda në kamp. Ajo ka qenë luftë më e madhe që kam bërë me veten për të ruajtur gjakftohtësinë, sepse isha e frikësuar dhe gjendesha komplet në errësirë. Qëllimi i tyre në fund ishte që të më vrisnin.

Në historinë tënde tregohet që edhe të kanë droguar?

Po, më kanë dhënë drogë dhe luanin me nervat e mia sepse unë kam ruajtur gjakftohtësinë, pasi mendoj se ata kishin konsumuar shumë drogë dhe alkool. Jam detyruar të krijoja një bisedë me këtë njeri në mënyrë për të ruajtur kontrollin dhe për të hyrë në “miqësi”. Këto janë njerëz që nuk kanë asgjë për të humbur në jetë, ndaj njëri prej tyre kërkonte të më vriste.

Çfarë komunikove me ta?

Unë po flisja me të parin, ai që më rrëmbeu që të mos kishte merak nga unë sepse nuk do të tregoj gjë për këtë që bëni, pra unë po bëja një farë “aktrimi”, ndërsa tjetri thoshte ta vrasim sepse po gënjen.

Ju jeni e para që po dilni publikisht për diçka të tillë?

“Nuk është se nuk duan të dalin, por unë kam lirshmërinë kurajoze sepse kam një mashkull shumë të mirë nga mbrapa, që është babai im. Këtu një femër dhunohet por është familja që e dhunon psikologjikisht.”

Besjana i ka shpëtuar agresorëve duke u arratisur në momentin që këta të fundit kishin konsumuar shumë alkool dhe drogë. Ajo ka kërkuar ndihmë në një makinë të rastit që ka kaluar në atë orë të vonë të natës, për ta çuar në polici.

Shkova në polici, denoncova. Karabinierët të gatshëm, janë drejtuar drejt vendit që unë i tregova. Ata gjetën vetëm njërin nga ata, atë që unë “zbuta” pra ai që më rrëmbeu. Pastaj kanë vazhduar 20 ditë kërkime, pasi i fshehin romët e tjerë. Tani janë në burg dhe po bëhen ende hetimet për to pasi mendohet që janë përfshirë në të tilla ngjarje

”.

Babai i Besjanës, Vladimiri nuk ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje të rëndë që i kishte ndodhur vajzës së tij, madje ai citon se: “

E kupton më mirë kur të ndodh në shtëpinë tënde, pasi ka shumë raste që shikojmë çdo ditë, por nuk është e njëjta gjë. Kam qarë për këtë histori, më shumë për urrejtjen që ndjeja. Unë katër ditët e para të ngjarjes dija që Besjanës i kishin vjedhur një çantë. Karabinierët i kanë besuar Besjanës, duke vepruar menjëherë, sepse femra shumë herë nuk besohet, nga mentaliteti maskilist ku shumë herë thonë sikur femra ka shkuar vetë. Kam qenë i tmerruar më ka rënë si bombë, kisha edhe mësim atë ditë, e kuptuan edhe studentët

.”

Duke pasur parasysh se njëri nga agresorët ishte në kërkim të dy bashkë atë e bijë kanë nisur të sensibilizojnë duke ngjitur letra në mure.

Edhe pse në fillim pati një lloj indiferentizmi, më pas filloi të shpërthejë zhurma mediatike duke u bërë përpjekja më e madhe për ta kapur agresorin tjetër.

Besjana ka ftuar të gjitha gratë dhe vajzat nëpërmjet tubimeve në rrugë, që të flasin kur bëhen pre e dhunës. Ajo jep mesazhin e saj të fortë që, “

duhet të flasim që të përfundojë kjo fëlliqësirë, sepse nuk jemi ne ato që duhet të na vijë turp, por janë ata që bëjnë këto gjëra që duhet të turpërohen dhe jo ne

”./tvklan.al