Milye Cyrus njihet si një prej personazheve publike më kontraverse. Së fundmi këngëtarja ka folur hapur rreth eksperiencave të saj seksuale pasi publikoi këngën e saj të re, që është konsideruar si një himn për panseksualët.

27-vjeçarja ka rrëfyer që në 2015-n që është panseksuale. Megjithatë në një intervistë të fundit, këngëtarja ka zbuluar se e ka humbur virgjërinë shumë më herët seç ka menduar ish-bashkëshorti i saj, aktori Liam Hemsworth.

Cyrus ka shpjeguar se e ka shijuar faktin që ka zbuluar se kishte pëlqime seksuale ndaj femrave. Madje këtë thotë se e ka pasur që përpara adoleshencës.

“Më tërhiqnin femrat përpara meshkujve. Isha 11 vjeç dhe mendoja se Minnie Mouse ishte shumë seksi. Kur arrita 12 vjeç shoqet e mija më tregonin se çfarë bënin me djemtë. Unë nuk i kuptoja dhe ato filluan të kryenin marrëdhënie seksuale me mua. Herën time të parë e kam pasur me dy vajza”, ka rrëfyer pa doreza Cyrus.

Edhe në këngën e saj, Miley në fillim përshkruan puthjen me një femër ndërsa më pas tekstin e ndërron me dashurinë për interes me një mashkull. Ylli amerikan ka shpjeguar se loja me gjinitë në tekst thekson faktin se ajo tërhiqet nga njerëzit pavarësisht seksit të tyre./tvklan.al