Rregull i ri në “Zonë e Lirë”, Çani: Nga java që vjen…

Rregull i ri në “Zonë e Lirë”, Çani: Nga java që vjen…

22:40 20/09/2019

Rregulli i ri në “Zonë e Lirë”, Arian Çani: Duke filluar nga java që vjen…

Që në fillimet e emisionit “Zona e Lirë”, Arian Çanin e kemi parë të vishet vetëm me të zeza. Por mbrëmjen e sotme duke marrë shkas nga veshja e së ftuarës së tij, këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ishte veshur gjithashtu me të zeza, duket se rregullat do të ndryshojnë edhe për të ftuarit e këtij emisioni.

Çani deklaroi se duke filluar nga java që vjen do t’i kërkojë të gjithë të ftuarve të vijnë në studio me veshje të zeza.

Arian Çani: I ka pëlqyer njerëzve që ke ardhur me të zeza Anxhela…

Anxhela Peristeri: Ashtu ë?

Arian Çani: Po, po, super. Ledio më kujto pak këtë javë kur të ulemi për të punuar që të ftuarit duke filluar që nga java tjetër t’u kërkojmë të ftuarve të vijë me të zeza.

Ledio: Në rregull.

Arian Çani: Do me kujtosh?

Ledio: Po patjetër.

Arian Çani: Jam i bindur që do ta pranojnë sepse është ngjyrë që shkon në studio.

Anxhela Peristeri: E zeza është ngjyrë që nuk ikën kurrë nga moda./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori