Rreziku i parave të pista, të cilat lidhen me financimin e terrorizmit ka shqetësuar të gjitha autoritetet financiare në vend. Banka e Shqipërisë së fundi ka miratuar një rregullore të fortë, e cila vendos masa drastike për bankat që bëjnë transferta bankare apo pranime të depozitave.

Ndryshimi kryesor në procedurën e transfertave të parave është detyrimi i subjektit financiar që të bëjë kontrollin e biznesit apo të personit, që transferon dhe të vërtetojë destinacionin e parave, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndalohet në mënyrë kategorike dhënia e shërbimit për çdo lloj klienti.

Këshilli i Stabilitetit Financiar, ku është pjesë edhe Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave të Pista, Banka Qëndrore dhe Ministria e Financave ka bërë disa mbledhje këtë vit dhe së fundi bordi Drejtues i Bankës ka miratuar një rregullore, e cila ka shkuar të gjitha subjektet që janë të liçesuara për të bërë transferta parash.

Bankat detyrohen që të bëjnë çdo muaj një raport, i cili do të përmbajë të gjitha llojet e transfertave sipas riskut të kategorive: persona të ekspozuar politikisht, organizata jofitim prurëse, kompani dhe individë jo rezidentë dhe firma

off shore

.

Për herë të parë, institucionet financiare në vend, duhet të miratojnë rregulla të reja edhe në punësimin e stafit, ku përpara se të marrin dikë në punë, duhet të bëjnë kontrollin dhe lidhjet e tij me jashtë.

Tv Klan