“Mbyllja e shkollave nuk ka qenë një opsion”

Viti i ri shkollor që do të nisë në 14 Shtator do të jetë një sfidë e madhe si për fëmijët, prindërit dhe vetë mësuesit sa kohë që pandemia e Covid-19 nuk do të jetë zbehur. Mësimi do të zhvillohet me 3 turne dhe në asnjë rast asnjë klasë nuk do të kenë më shumë se 20 nxënës.

“1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 nënturne, 183 shkolla kanë 3 nënturne. Në shkollat me numër të madh nxënësish, mësimi do zhvillohet me turne dhe orë 30 minutëshe, ku në klasa duhen respektuar rregullat dhe nuk duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës. Në shkollat me mësim të kombinuar, javën e parë mësimi do zhvillohet në mjediset e shkollës, javën e dytë online. Dhe nxënësit do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë”.

Çdo shkollë do të ketë një person të dedikuar që do të mbajë të dhënat ditore për monitorimin e çdo nxënësi.

“Ju lutem shumë, personat e dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës, duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm”.

Në bashkëbisedimin online me drejtuesit e të gjithë drejtorive arsimore në vend, Kryeministri u kujton përgjegjësinë që kanë për displinimin e nxënësve, e në mënyrë të veçantë atyre të ciklit të ulët.

“Kjo që duhet të bëjnë, për fat të keq është t’i biem ndesh parimit fillestar të jetës së njeriut, të një qenie sociale”.

Kryeministri paralajmëron rritje të shifrave të të prekurve dhe bën të qartë se mbyllja nuk është opsion për të mbajtur në kontroll përhapjen e Covid-19.

Tv Klan