Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Për besimtarët mysliman, ky është muaji i bekuar i Ramazanit, ku arrihet të pastrohet trupi dhe shpirti i çdonjërit që beson në Allah. Një rit nëpërmjet të cilit arrihet ky pastrim është agjërimi. 30 ditë Ramazan, ku ushqimi haet vetëm dy herë në ditë. Agjërimi hapet në orën 4 të mëngjesit, e mbyllet një orë më vonë, e quhet Syfyr dhe deri në orën 4 të pas drekës nuk haet. Momenti i ngrënies pas kësaj ore njihet me emrin Iftar. Oraret e Syfyrit dhe Iftarit ndryshojnë me minuta çdo ditë.

Agjërim gati mbajnë të gjithë besimtarët mysliman, që zënë 70% të popullsisë, ndërsa faljet jo. Ky rit kryhet në shtëpi, por edhe në xhami. Mjaft besimtarë ftojnë për Iftar njerëz të varfër, por edhe miq të ngushtë, në shtëpi apo lokale. Agjërimi prishet nëse ha ose pi me qëllim./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti