Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të kenë parasysh rregullat e reja të vendosura nga autoritetet, pasi mund të kenë probleme për kalimin në kufi.

Sipas rregullave të reja bëhet me dije se të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti i Rinasit drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me pasaportën vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Më tej bëhet me dije se në rast se nuk jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen./tvklan.al