Nuk lejohen protestat tek arbitri

Serie A pritet të rinisë me rregulla strikte. Maksimumi 300 persona do të jenë pjesë e një takimi, duke mos kaluar 100 për sektor. Kushtet higjieno-sanitare do të jenë të përcaktuara deri në detaje ashtu siç po veprohet në Gjermani.

Protokolli nuk lejon edhe një sjellje të zakonshme në kampionatin italian, protestat tek arbitri, madje komunikimi me të duhet të bëhet me një distancë të paktën 1 metër e gjysmë. Ardhja në stadium do të jetë e ndarë në disa orare, madje për futbollistët vendas do të jetë e këshillueshme të vijnë me makinat e tyre.

Dhomat e zhveshjes do të jenë më shumë se zakonisht dhe nuk do të lejohet që të hyjnë kamera televizive. Në Itali ekipet po stërviten, ndërsa pritet që të vendoset për datën e rinisjes së kampionatit.

Tv Klan