Sektori i turizmit në Europë  është ringjallur pasi shumë vende kanë zbutur kufizimet në jetën e përditshme

Në të gjithë Europën, disa shtete  kanë lehtësuar kërkesat e hyrjes së udhëtarëve. Por ndërsa rregullat ndaj pandemisë po lehtësohen në disa vende, të tjerët po i shtrëngojnë përsëri ato, për shkak të rritjes së infektimeve me variantin Delta.

Bashkimi Europian ka prezantuar një sistem “semafor” për një panoramë më të plotë të situatës epidemiologjike për shtetet anëtare. Tri ngjyrat: e kuqe, portokalli dhe jeshile, tregojnë situatën e infektimeve sipas shkallës së rrezikshmërisë: e rrezikshme, mesatare dhe e ulët. Vendet ngjyrë gri tregojnë zonat me mungesë domethënëse të të dhënave. Një përmbledhje e masave për udhëtimet drejt BE -së, përfshirë informacionin mbi certifikatën digjitale, është në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Europian.

Për të lehtësuar udhëtimet në BE, Parlamenti Europian miratoi një certifikatë digjitale COVID, e cila është shpërndarë në të gjithë shtetet e bllokut. Ajo tregon nëse individët: janë vaksinuar plotësisht, janë testuar negativisht ose janë shëruar nga sëmundja.

Çdo shtet anëtar ka rregullat e tij për lejimin e hyrjes për udhëtarët e vendeve të treta brenda BE -së ose zonës Shengen. Shtetet anëtare mund të kërkojnë një test negativ të COVID pas mbërritjes, ose të kërkojnë një periudhë karantine të detyrueshme pas hyrjes. Situata në secilin vend mund të ndryshojë nga dita në ditë në varësi të ecurisë së Covid-19 dhe varianteve tët tij prandaj vazhdimisht do të kërkohet fleksiblilitet nga  turistët,operatorët turistikë, hotelet dhe restorantet për këtë verë.

Klan News