Kryeqytetit i erdhën dritat i erdhën fund kështu kufizimeve të gjata shkaktuar nga defekti i autotransformatorit 120 megavat. Pas 17 ditësh pune pa ndërprerje nga specialistët më të mirë të transmetimit është vënë pasdite në funksionim të plotë autotranfsormatori që la pa energji 1/3 e Tiranës.
Tashmë janë vënë në punë të dy autotransformatorët e këtij nënstacioni me fuqi 240 megavat.
“Garanci 100% nuk ka për asnjë por besojmë se defekti është eliminuar dhe autotransformatori është vënë në punë. Kanë punuar specialist nga 3 ndërmarrje nga rajoni i transmetimit në Elbasan, nga rajoni i transmetimit Tiranë dhe nga filiali i likuidimit të avarive”.
Gazetarja: Vënia e tij në punë do të thotë?
“Do të thotë të përmirësohet totalisht furnizimi me energji elektrike përsa i përket mbingarkesave”.
Nga sot korporata elektroenergjetike heq plotësisht kufizimet e energjisë elektrike të paktën për javën e festimeve të vitit të ri. Dritat do të mungojnë në raste defektesh ose duke zbatuar më vonë kufizimin e hershëm prej 2 orësh.
“Kemi vënë në punë auto 1 i cili për ca kohë ishte jashtë pune. Ndërprerje nuk do të ketë besoj për arsye mbingarkese, sepse ky mban një pjesë goxha të madhe të Tiranës . tani do të ndërhyhet edhe në rajone të tjera, të cilat aktualisht na ndihmojnë ne dhe do ndërhyhet që edhe ato të përmirësohen, të lehtësohen”.
Gazetarja: Kujt ia dhatë lajmin e parë që defekti u ndreq dhe të heqë kufizimet?
“Po ia dhashë nënstacionit që ndodhet te Zogu i Zi”.
Me iniciativë të drejtorit të rajonit të transmetimit dhe inxhinierëve përkatës është marrë përsipër remonti në vend dhe i është dalë mbanë një natë para vitit të ri. Pas kësaj pune, drejtori i përgjithshëm i korporatës elektroenergjetike Andis Harasani ka nënshkruar së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Bajram Ibro, një plan veprimi të përbashkët për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve energjetike dhe garantimin e normalitetit në punë të punonjësve të KESH-it gjatë festës së Vitit të Ri./tvklan.al