Champions League mund të kenë sërish ndryshime në rregullore.

Gazeta gjermane “Bild” zbulon se në fund të Majit pritet t’i propozohet Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s heqja e pjesëve shtesë në ndeshjet me eliminim direkt.

Në vend të tyre propozohet të kalohet direkt te penalltitë. Kjo shihet si njw zgjidhje pwr tw ulur ngarkesën e lojtarëve.

Një ndryshim tillë do të ishte tepër i vlefshëm për Champions League që luhet fillimisht me sistem grupi unik me 36 skuadra dhe më pas kalon te faza me eliminim.

Një tjetër ide sipas “Bild” është edhe mundësia që 8 skuadrat e renditura të parat të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi në përballjet me eliminim direkt.

Pika tjetër është ndalimi i përballjes së skuadrave nga e njëjta federatë në fazën me eliminim direkt deri në çerekfinale.

Nëse do të ketë një ndryshim nuk mund të jetë i menjëhershëm, pasi bien ndesh me kontratat për të drejtat televizive që përfundojnë në 2027.

Tv Klan