Të gjitha klubet që nuk arrijnë që të shlyejnë pagat e lojtarëve apo trajnerëve sipas asaj që parashikohet në kontratë do të gjobiten dhe më pas do tu ndalohet transferimi i futbollistëve të tjerë deri në shlyerjen përfundimtare të borxheve. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi duke filluar që nga dita e hënë pasi parashikohen në rregulloren e re të FIFA-s.

Kjo masë prek

disa prej klubeve shqiptare të Superligës. Sezonin e shkuar Flamurtari, Luftëtari

apo edhe Tirana kishin probleme financiare dhe borxhe të pashlyera. Kështu

lojtarët, trajnerët apo pjesëtarë të tjerë të skuadrës që nuk janë paguar mund

të kërkojnë të drejtën e tyre duke u bazuar në rregulloren e re.

Masa do të merren

edhe për të gjithë ata që shfaqin kore racizmi në futboll. 10 ndeshje pezullim

deri në përjashtim të plotë. Kjo është nisma me e fundit e FIFA-s për të

minimizuar këtë fenomen.

Rregullat e reja do të aplikohen në kompeticionet e organizuara nga FIFA përfshirë këtu edhe Botërorin e Katarit në vitin 2022.

Tv Klan