Policia e Elbasanit ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një 57-vjeçar. Ai ka pasur një sherr me vëllain e tij.
Për pasojë e ka goditur atë me sende të forta. Policia thotë se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij”, njoftoi policia./tvklan.al