Një shtetas grek dhe një indian kanë abuzuar seksualisht me një të mitur shqiptar. Sipas medias greke, Protothema.gr, ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias.

Nga hetimeve paraprake dyshohet se fëmija është rrëmbyer ditën e shtunë dhe më pas është përdhunuar nga 64-vjeçari grek dhe është mbajtur për dy ditë në banesën e tij. Më vonë  ai ka thirrur në shtëpi edhe shtetasin indian, ku dhe ky i fundit ka abuzuar.

Ka qenë nëna e 14- vjeçarit, ajo e cila ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin për zhdukjen e djalit të saj. I mituri është gjetur në një gjendje të rënduar psikologjike.

I riu ka pohuar në komisariatin e policisë se e ka gjetur veten në shtëpinë e fermerit grek, pa e ditur sesi.  14-vjaçari do ti nënshtrohet një ekzaminimi mjeko –ligjor.

Shtetasi grek dhe 39- vjeçari indian janë vënë në pranga policia greke.

/tvklan.al